Kurti e konsideron joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen "korrigjim i kufijve"
Lokale

Kurti e konsideron joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen "korrigjim i kufijve"

07.Aug.2018 13:50
0
Në vazhdim të tryezës për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të cilën e organizoi Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës në fund të muajit korrik, kryetari Albin Kurti, i shoqëruar nga Hydajet Hyseni, Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm, dhe, deputetja Fitore Pacolli, priti në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe, shefin e kabinetit të tij, Rahim Salihu.

Kurti e informoi Kamberin rreth diskutimeve që kishte Kryesia e kësaj partie në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Sipas kumtesës për media, Kurti e konsideroi joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve” të Presidentit Thaçi, transmeton Koha.net.

Kjo sipas tij, meqenëse korrigjim i kufijve do të thotë korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël me ndonjë fshat, zabel a kodrinë, por jo përfshirje e një krahine të tërë siç është zona e komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, e që duhet të trajtohen si tërësi dhe jo të ndara nga njëra-tjetra.

Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit.

Kosova do të marrë Luginën e Preshevës? Çfarë deklaron Ivica Daçiç
Phillips: Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration